Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përfundon numërimi në një nga bashkitë e Elbasanit, si renditen forcat politike
👁13308
Ka përfunduar numërimi në një nga bashkitë e Elbasanit. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në bashkinë e Cërrikut. Edhe në bashkinë e Cërrikut forca e parë është Partia Socialiste me 59.53%, ndërsa PD-ASHM forca e dytë politike me 29.36%. Ndërkohë vijon procesi i numërimit në bashkitë Belsh, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas. /vizionplus.tv