Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfundon numërimi në Gramsh, triumfon PS, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë
👁7948
FOTO ILUSTRUESE GRAMSH- Përfundon procesi i numërimit të votave në Gramsh. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe në këtë bashki triumfon PS. Partia Socialiste ka marrë 7,737 vota. Forcë e dytë është PD me 2,357 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 454 vota.Partia Mundësia ka marrë 154 vota, Koalicioni EuroAtlantik 148 vota. Deri më tani në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi në bashkitë e Belshit, Cërrikut, Librazhdit dhe Gramshit ndërkohë vijon ende për Bashkinë Elbasan, Peqin dhe Prrenjas./ZËRI