Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përfundon numërimi në dy bashki të Beratit, vijon në tre të tjera! PS fiton Skraparin dhe Poliçanin
👁4545
Ka përfunduar numërimi në dy nga pesë bashkitë e Beratit. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Skrapar dhe Poliçan. Ndërkohë vijon numërimi në Berat, Dimal Dhe Kuçovë. Në Poliçan, PS është forcë e parë me 67.33 %, ndërsa PD forcë e dytë me 21.12 % të votave. Në Skrapar PS është forcë e parë me 66.46 %, ndërsa PD forcë e dytë me 29.20 % të votave.