Përfundon numërimi në bashkinë Divjakë, PS kryeson me diferencë 6500 vota

Përfundon numërimi në bashkinë Divjakë, PS kryeson me diferencë 6500 vota

Një tjetër bashki ka mbyllur numërimin e votimit të kutive me vota, ku PS kryeson me 10.427 vota ndërsa PD 3.882 vota me një diferencë prej 6500 vota. Ndërsa koalicioni “Nisma-SHB” renditet e treta me 906 vota. Në total janë 16.051 vota të vlefshme për bashkinë e Divjakës. Nga procesi zgjedhor, 748 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa 24 të dëmtuara. Në total në bashkinë e Divjakës kanë votuar 16.786 qytetarë. Bashkia Divjakë PS-10.427 PD-3.882 Shqipëria Bëhet-906 Mundësia-231 Koalicioni Djathtas per Zhvillim-149 Levizja Bashke-137 PSD-102 AKSH-90 Koalicioni Euroatlantik-90 Levizja Atdheu-26 Aleanca Demokracia e Re-11
Burimi: Kohajone.com