Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit/ Ja cila parti kryeson dhe sa mandate ka siguruar…

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit/ Ja cila parti kryeson dhe sa mandate ka siguruar…

Ka përfunduar zyrtarisht, procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit. Mësohet se Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë duke siguruar 60.5% të votave, që përkthehet në 10 mandate. Partia Demokratike ka marrë 29.3% të votave, duke siguruar 4 mandate. Pavarësisht se në fillim u raportua se tre kuti votimi kishin mbetur pa u numëruar, burime zyrtare konfirmojnë se ato nuk do të hapen për shkak të parregullsive në dokumentacion dhe mungesës së vulave. Ndërkohë, Nisma “Shqipëria Bëhet” është renditur e treta në rezultat, por pa arritur të fitojë ndonjë mandat.
Burimi: Sot.com.al