Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Federata e Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin UEFA Goalkeeper A, nivelin më të lartë të kualifikimit për trajnerët e portierëve, i organizuar për herë të parë në Shqipëri. Programi nisi në maj të vitit 2025 dhe zgjati më shumë se një vit, duke përfshirë përgatitje teorike dhe praktike në përputhje me kërkesat e futbollit modern. Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në përfundim të kursit u diplomuan 15 trajnerë, mes tyre emra të njohur të futbollit shqiptar, si Ilir Bozhiqi, Taulant Guma, Ideal Lekiqi, Bledian Rizvani, Alfred Osmani dhe Bledar Baholli. Gjatë programit, kursantët u fokusuan te aspektet taktike, përgatitja psikologjike, analiza e performancës dhe bashkëpunimi me stafin teknik. Në zhvillimin e kursit kontribuuan edhe specialistë ndërkombëtarë nga...
Burimi:
sportekspres.com