Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës
Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minutash mbledhja e socialistëve, e zhvilluar në Kryeministri. Raportohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë që të zhvillojnë takime në bazë, për të shpjeguar masat dhe parashikimet që përmbajnë projektbuxheti dhe paketa fiskale. Po ashtu, ai ka udhëzuar përfaqësuesit e qeverisë dhe të Partisë Socialiste që të komunikojnë me strukturat dhe qytetarët në qarqe, duke bërë të njohura detajet e dokumenteve financiare për vitin e ardhshëm. Mbledhja e kampit socialist vjen në një moment kur Tirana vijon të jetë e përfshirë nga protestat studentore, të cilat sot kanë hyrë në ditën e 18-të.
Burimi:
gijotina.com