Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përfundon faza e intervistës në procesin e përzgjedhjes së kreut të BKH-së
Ka përfunduar sot faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik. Intervistat u zhvilluan në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo fazë u monitorua nga përfaqësues ndërkombëtarë dhe kishte në fokus vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese si dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me detyrën e Drejtorit të BKH-së. Në përfundim të intervistave, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët pjesëmarrës, Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis...