Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli. Në dokumentin thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor. “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport sipas mediave në Kosovë. Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool. “Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e...
Burimi: Vizionplus.tv