Përfshiu një të mitur në shpërndarjen e drogës, arrestohet 34-vjeçari

Përfshiu një të mitur në shpërndarjen e drogës, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturit në krim”. 34-vjeçari Spartak Selimi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, por vazhdonte aktivitetin e paligjshëm, duke shitur doza kokaine dhe shtyrë një të mitur për të marrë pjesë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan doza kokaine dhe një sasi parash, si dhe dy celularë. Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasi M. D., 26 vjeç, dhe një shtetas 17-vjeçar, të cilët u kapën me doza...
Burimi: Javanews.al