Përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

Përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të marrë vendimin brenda dy javëve të ardhshme. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt përcolli një mesazh direkt nga Presidenti Trump. “Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të shkoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”, tha Trump. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv