Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri ditën e sotme. Bëhet me dije se një nga fadromat e cila punonte për të mbuluar mbeturinat është përfshirë nga flakët. Si pasojë e erës së fortë që fryn nga veri-perëndimi tymi është përhapur drejt qytetit. Ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për neutralizimin e flakëve.