Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Cërrik-Belsh, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Cërrik-Belsh, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Belsh ku një automjet është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit, për shkak të një defekti në motor. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Njoftimi i Policisë: Cërrik/ Më datë 25.06.2025, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, dyshohet se për shkak të një defekti në motor, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin malazez L. L., 46 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Sot.com.al