Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfshihet nga flakët naftëmbajtësja në qytetin e Kuçovës, rrezikohen banesa e puse
Kuçovë KUÇOVË- Naftëmbajtësja në qytetin e Kuçovës është përfshirë nga zjarri. Fillimisht ka nisur nga zona me kallamishte dhe më pas është përhapur, duke shkuar shumë pranë naftëmbajtëses. Shërbimet zjarrfikëse të Beratit kanë mbërritur në vendngjarje pasi banesat dhe puset e naftës ishin në rrezik të përfshiheshin nga flakët. Tashmë zjarri është shuar totalisht dhe nuk raportohet dëme në banesa e puse. Zona po mbahet nën monitorim për shkak të nxehtësisë.