Përfshihet nga flakët makina në Bulqizë, shpëtojnë pa lëndime drejtuesi dhe pasagjerët

Përfshihet nga flakët makina në Bulqizë, shpëtojnë pa lëndime drejtuesi dhe pasagjerët

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes, ditën e sotme në Bulqizë. Sipas raportimeve, flakët kanë nisur në pjesën e pasme makinës tip "Benz" dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës. Bëhet me dije se drejtuesi i makinës dhe pasagjerët që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime nga zjarri.  Policia e Bulqizës ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.
Burimi: Syri.net