Burimi:
Opinion.al

Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Tiranë
👁11595
Kati i parë i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 në rrugën “Foto Xhavella”.Sipas uniformave blu mësohet se ka marrë flakë gabina e transformatorit. Përveç dëmeve materiale, bëhet e ditur se nuk ka pasur të lënduar.“Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar”, njofton policia.