Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier
👁12617
Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier. Fqinjët të alarmuar kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Burimet paraprake bëjnë me dije se të zotët e shtëpisë 30 minuta para se të përfshihej nga flakët ishin larguar nga banesa. Para se të niseshin për në punë ata dyshohet se kanë harruar sobën ndezur. Sakaq nga zjarri rezulton se janë djegur orenditë e sallonit