Përfaqësuese e Çapjave në listën e Elbasanit? Alesia Balliu denoncon lidhjet e dyshimta të PD-së

Përfaqësuese e Çapjave në listën e Elbasanit? Alesia Balliu denoncon lidhjet e dyshimta të PD-së

Alesia Balliu, anëtare e Partisë Demokratike, thotë se rasti i Elbasanit provon se primaret ishin fiktive. Në një studio televizive, Balliu tha se në listën e mbyllur të Elbasanit është futur një njeri pa kontribute, duke u injoruar angazhimi disavjeçar i anëtarëve të PD në kauzën opozitare. Në procesin që denoncova, në SMS e Flamur Nokës pranohej që votat për këtë vajzën i kishte bërë Luçiano Boçi. Unë kam qenë në të gjitha protestat, kam qenë kundër korrupsionit. Unë kam dhënë kontributin tim, hyra në një garë. Kur Berisha vjen në Elbasan e sulmon bandat, ti ke Çapjat në listë...
Burimi: Sot.com.al