Përdornin preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog, 12 të proceduar

Përdornin preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog, 12 të proceduar

Foto ilustruese TIRANË- Një administrator dhe një stomatolog kanë përfunduar në pranga për shkak se akuzohen se kanë përdorur preparate e materiale të skaduara. Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria Dentare”, janë arrestuar dy persona Ervin Zeka dhe Kejdi Myzyri, ndërkohë që janë proceduar penalisht 12 punonjës të klinikës. Ambienti, "Golden Dental & Aesthetic", por është zbuluar se ndodhej në rrugën e Kavajës. Sipas Policisë, klinika dentare ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare të skaduara. Por edhe pse në pranga ka përfunduar administratori dhe një...