Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përçahen marrëdhëniet midis Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael
👁5420
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar udhëtimin e tij në Izrael të planifikuar për javën e ardhshme. Media Ynet raportoi se Hegseth e anuloi vizitën në mënyrë që të mund të shoqëronte Presidentin Donald Trump në vizitën e tij në rajon (Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), e cila nuk do të përfshijë Izraelin. Më herët këtë javë, media tjetër Axios raportoi, duke cituar dy zyrtarë izraelitë, se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së ishte planifikuar të mbërrinte në Izrael të hënën për t’u takuar me homologun e tij izraelit, Israel Katz , dhe kryeministrin Benjamin...