Përballja e Serbisë me tapitë e Sanxhakut të Nishit

Përballja e Serbisë me tapitë e Sanxhakut të Nishit

Dëbimi i shqiptarëve, myslimanëve e të tjerëve nga Sanxhaku i Smederevës, filloi që kur shpërtheu Kryengritja e Parë serbe (1804). Kryengritësit, të nxitur nga udhëheqësit e tyre, njëkohësisht u vërsulën egërsisht mbi ta, pa zgjedhur mjetet: bënë vrasje, dhunime, keqtrajtime, dhënia e flakëve shtëpive e objekteve etj. Nga Ramiz ABDYLI Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva, duhet të jenë të mëhershme. Është thënë se ndonjë shqiptarë i këtyre trevave mori pjesë në betejën e Kosovës (1389). Historiografia serbe pretendon se shqiptarët depërtuan në Serbi, si nizamë të ushtrisë osmane, për t’i paraqitur ata bashkëpueshtues, tezë tendencioze, pasi në radhët e kësaj ushtrie pushtuese janë shquar edhe serb, përfshi edhe ndonjë kjanz, siç ishte S.Lazareviqi, që...