“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje (1 shtator) pas deklaratës së autoriteteve gjermane se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin Leipzig/Halle, duke e cilësuar incidentin si një akt agresioni dhe pjesë të luftës hibride ruse në Evropë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shprehu solidaritetin me Gjermaninë, kancelarin Friedrich Merz dhe popullin gjerman, ndërsa theksoi se përgjigjja ndaj këtyre kërcënimeve duhet të jetë e qartë dhe e fortë. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se Shqipëria qëndron në krah të Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve të saj në NATO, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit përballë kërcënimeve ndaj sigurisë evropiane. “Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër...
Burimi:
javanews.al