Përballë krizës politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të dytë

Përballë krizës politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të dytë

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot, në orën 12:00, seancën konstituive të ndërprerë të martën. Njoftimi vjen pas një letërpërgjigjeje nga presidentja Vjosa Osmani drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, në të cilën theksohet se Kuvendi është i obliguar të gjejë mënyra për të funksionuar, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të pritur në takim kryesuesin Dehari dhe liderët e partive politike nëse ata e shohin të nevojshme një konsultim të tillë. Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerja e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë. Seanca e parë...
Burimi: Vizionplus.tv