Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit
Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijimi i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hartuar projektligjin e ri “Për turizmin”, një projektligj që synon të zëvendësojë tërësisht ligjin nr. 93/2015. Ndërhyrja vjen si domosdoshmëri për të adresuar zhvillimet e shpejta të tregut, teknologjitë digjitale dhe nevojën për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Qëllimi parësor, sipas relacionit shoqërues, është garantimi i një oferte turistike konkurruese, ku shërbimet ofrohen në një mjedis të standardizuar, duke “respektuar nevojat e komuniteteve pritëse dhe të brezave të ardhshëm”. Rregullimi i qirave afatshkurtra dhe strukturave të reja akomoduese Një nga shtyllat e projektligjit është përqasja ndaj formave të reja të akomodimit, të cilat deri më tani...
Burimi:
javanews.al