Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje. Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, 78.03% e diasporës ka votuar në këto zgjedhje parlamentare. Zarfet e ardhur në KQZ janë 191912 nga 245935 që ishin në total për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte hera e parë që diaspora merrte pjesë në zgjedhje. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv