Për herë të parë në histori! Republika Çeke, e pavarur nga nafta ruse

Për herë të parë në histori! Republika Çeke, e pavarur nga nafta ruse

Republika Çeke është e pavarur nga nafta ruse për herë të parë në historinë e saj, ka njoftuar kryeministri i vendit. Praga tani po merr furnizime alternative me karburant falë zgjerimit të gazsjellësit perëndimor Transalpin, i cili kalon nëpër Itali, Austri dhe Gjermani. Masa nënvizon përpjekjet evropiane për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi rus në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. “Për herë të parë në histori, Republika Çeke furnizohet plotësisht nga nafta jo-ruse dhe furnizohet plotësisht përmes rrugëve perëndimore,” tha Petr Fiala, kryeministri i Republikës Çeke. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv