Për fëmijët: Fragment nga “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel” i Gaqo  Bushakës

Për fëmijët: Fragment nga “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel” i Gaqo Bushakës

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel” Derkuci kapet “rob” nga Gaqo Bushaka Mollët lëshonin një aromë të këndshme. Ato qenë skuqur dhe ishin mbushur me lëng…dhe çfarë lëngu, mjaltë i ëmbël dhe akull i ftohtë. Tamam mollë Korçe. Ariu Zebo u soll rreth trungut disa herë me kokën përpjetë, po nuk hipi që nuk hipi dot. Barku i rrumbullakosur sa dy tullumbace bashkë, ishte një pengesë serioze për të shijuar frutat e mrekullueshme. Mirëpo edhe që të ikte pa i shijuar ato mollë bukuroshe e të pjekura për merak, nuk i bënin këmbët. Së fundi e gjeti zgjidhjen: mbështeti putrat e para në trungun e lyer me gëlqere dhe e tundi, sikur donte ta shkulte nga rrënjët. Së bashku me mollët e arrira...