Për dashurinë

Për dashurinë

Poezi nga Dritëro Agolli Dashuria fillimisht është e turbullt, Dashuron, po cilin aspak s’është e qartë, Dhe agimi kur vjen, është i mugët, Sendet s’kanë as formë e as trajtë. Dita zbret dhe gjerat dalin të plota: Forma, trajta, konture e vija,  Dalëngdalë e tillë vjen bota,  Ja,  fytyrën kështu e zbulon dashuria./KultPlus.com