Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme
Pentagoni dhe kompania amerikane e mbrojtjes Lockheed Martin kanë arritur një marrëveshje paraprake për prodhimin dhe mirëmbajtjen e të paktën 850 avionëve luftarakë F-35 Lightning II gjatë dekadës së ardhshme. Marrëveshja parashikon gjithashtu financimin e të paktën 7 miliardë dollarëve nga Lockheed Martin për iniciativa që mbështesin programin F-35. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ajo nuk përbën ende një porosi përfundimtare, pasi kushtet e kontratës, çmimet dhe afatet duhet të përcaktohen në fazat e mëtejshme. Në bazë të planit, prodhimi synohet të mbahet në nivelin prej 156 avionësh në vit. Marrëveshja përfshin jo vetëm kërkesat e Shteteve të Bashkuara, por edhe porositë ndërkombëtare, pjesët fillestare të këmbimit dhe pajisjet për modernizimin e avionëve. F-35 Lightning II është një avion luftarak i gjeneratës së pestë,...
Burimi:
javanews.al