“Pensionistët shqiptarë më të keqpaguarit në Europë”/ Berisha: Ua blenë votën me 100 euro

“Pensionistët shqiptarë më të keqpaguarit në Europë”/ Berisha: Ua blenë votën me 100 euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar situatën e pensionistëve shqiptarë, duke i quajtur më të keqpaguarit në Europë. Ai kritikoi shpërndarjen e 100 eurove nga qeveria si një “farsë elektorale” për të blerë vota. Sipas statistikave të Eurostatit që paraqiti Berisha, pensionistët shqiptarë marrin pensione shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera europiane dhe ato të rajonit. Ai theksoi se kjo situatë është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit qeveritar. Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha: Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike. Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë, për 760 mijë pensionistë, për të ndikuar për votën në një kohë kur unë kam sjellë këtu një statistikë të Eurostatit. Dhe kjo...