Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pensioni nën 200 euro do jetë 200 euro”, Rama ironizon Berishën: Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet
👁4505
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha. Duket se kreut të qeverisë nuk i shpëtojnë lapsuset e Berishës. Ai ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi. “Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së. Top Channel