Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pensionet me Italinë nisin sot! Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet. Individët që plotësojnë kriteret për përfitim pensioni mund të aplikojnë pranë zyrave të sigurimeve shoqërore në të dy vendet, ose online në portalin zyrtar e-Albania. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka bërë të ditur më herët se janë marrë masa për të përballuar një numër të madh aplikimesh, që sipas parashikimeve, pritet të kalojnë mbi...