Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

Nga Skënder Minxhozi/   Ndër shumë e shumë akuza, baltë dhe mallkime, këto orë Edi Rama po sulmohet në rrjet dhe media edhe për vizitën e shumëpërvuajtur e të shumëpritur të Sali Berishës në Amerikë. Ti që thoje që doktori nuk e kalon dot oqeanin, a s’na thua tani sesi ka mundësi që e kaloi?! Ky është refreni që gjen sot në mediat dhe rrjetin social pranë PD. A thua se Ramës nuk i mjaftojnë sulmet e kritikat nga 100 anë, tani i duhet të japë shpjegime edhe rreth një vendimi selektiv të administratës amerikane (që ka kushtuar jo pak po nja 6 milion dollarë lobime) për t’i dhënë mundësi hyrjeje në SHBA kreut të opozitës. Ndërkohë që nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga...