Ramadani: U mërzita shumë për kartonin, do të udhëtoj me çunat në Hungari për t’i mbështetur
Ylber Ramadani do të jetë mungesa e rëndësishme e Shqipërisë në sfidën e radhës ndaj Bjellorusisë, për shkak të pezullimit nga kartonët. Mesfushori kuqezi nuk e fshehu zhgënjimin që nuk do të jetë në fushë, por konfirmoi se do të udhëtojë me skuadrën drejt Hungarisë për të qëndruar pranë shokëve: “Sonte ishim shumë të motivuar. Ishim të motivuar edhe nga ndeshja e fundit me San Marinon, ku nuk bëmë mirë. Kishim folur me çunat për këtë ndeshje dhe ramë dakord se duhej të futeshim ndryshe në fushë. Patëm vështirësi në 10-15 minutat e para. Ndryshuam sistemin e lojës dhe menjëherë shënuam golin. Jemi të kënaqur, sepse kemi luajtur futboll të bukur. Tani po luajmë më mirë. Shpresoj të bëjmë mirë edhe ndaj Bjellorusisë dhe të...
Burimi:
telesport.al