Asllani shkëlqen me notën 8.1, Muçi dhe Hysaj në podium. Ja vlerësimet e kuqezinjve ndaj Finlandës

Asllani shkëlqen me notën 8.1, Muçi dhe Hysaj në podium. Ja vlerësimet e kuqezinjve ndaj Finlandës

Shqipëria festoi një fitore të merituar 2-0 ndaj Finlandës në “Air Albania”, në një mbrëmje ku spikatën disa prej protagonistëve të skuadrës së drejtuar nga Maran. Goli spektakolar i Ernest Muçit dhe finalizimi me kokë i Rey Manajt, pas asistit të Elseid Hysajt, vulosën suksesin kuqezi, ndërsa paraqitjet individuale janë pasqyruar edhe në vlerësimet e platformës së specializuar të statistikave “SofaScore”. Sipas notave të publikuara nga kjo platformë, Kristjan Asllani ishte futbollisti më i vlerësuar i Shqipërisë, duke marrë notën 8.1. Mesfushori kuqezi spikati me paraqitjen e tij, duke lënë pas në renditje dy shokë skuadre që gjithashtu zhvilluan një ndeshje shumë pozitive. Në vendin e dytë dhe të tretë, me të njëjtën notë 7.9, renditen Elseid Hysaj dhe Ernest Muçi. I pari dha kontribut...