Berisha thumbon FSHF për Caprile: T’u jepet përparësi lojtarëve shqiptarë, kemi kualitet për gjëra të bukura
Etrit Berisha ishte një nga protagonistët e fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës, duke mbajtur të paprekur portën kuqezi me ndërhyrjet e tij vendimtare. Pas ndeshjes, përveç analizës së paraqitjes së skuadrës dhe pritjes që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit, portieri veteran komentoi edhe mundësinë e afrimit të italianit Elia Caprile në kombëtare: “Unë mendoj se çdo ndeshje ka historinë e vet. Po ashtu, edhe gabimet janë pjesë e lojës. Nuk është as i pari dhe as i fundit, besoj. Nuk jam i vetmi që bëj gabime të tilla. Me siguri ishte një rast që e kushtëzoi shumë ndeshjen. Gjithsesi, kjo është një histori tjetër. Duhet të fokusohemi vetëm te tri pikët, sepse ky është edhe qëllimi ynë; të kualifikohemi si të parët. Mendoj...
Burimi:
telesport.al