Pekini goditet nga përmbytjet, 31 të vdekur në azilin e të moshuarve

Pekini goditet nga përmbytjet, 31 të vdekur në azilin e të moshuarve

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në një azil pleqsh në periferi të Pekinit si pasojë e përmbytjeve që goditën rajonin këtë javë, njoftuan zyrtarët kinezë. Viktimat ishin kryesisht banorë të moshuar dhe të palëvizshëm, të cilët nuk mundën të evakuoheshin me kohë. Ngjarja ndodhi në distriktin Miyun, ku rreth 77 të moshuar ndodheshin në azil në momentin kur përmbytjet goditën zonën, duke izoluar rreth 40 prej tyre në ndërtesë, teksa niveli i ujit u rrit deri në 2 metra. Pamjet treguan ekipet e emergjencës duke lundruar në ujë të thellë deri në gjoks për të shpëtuar të mbijetuarit....