Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Pedagogët dhe studentët kanë nisur marshimin në Tiranë, ndërsa gjatë protestës kanë hequr edhe karriget e vendosura para Kryeministrisë, mbi të cilat ishte shkruar “Dialog”. Me thirrjet “Refuzojmë dialogun” dhe “Lironi studentët”, protestuesit kanë kundërshtuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për bisedime, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre. Veprimi vjen pasi Rama ka përsëritur se është i gatshëm të komunikojë me protestuesit, ndërsa ka theksuar se nuk do të negociojë nën presionin e dhunës dhe akteve të shkatërrimit. Ndërkohë, rreth 1300 pedagogë, të shoqëruasr edhe nga mijëra studentë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kanë nisur marshimin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, ata janë shprehur se nuk kanë çfarë të dialogojnë me kreun e qeverisë, ndërsa kanë deklaruar se...
Burimi:
gijotina.com