PDK aksion politik dhe juridik për situatën me Presidentin, Hamza: Nuk mjaftohemi më me kërkesa
Kosova E Shtunë, 5 Shtator 2026 14:48 Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar forma të reja të veprimit politik, institucional dhe juridik përballë krizës institucionale në Kosovë. “Durimi ynë institucional nuk duhet të ngatërrohet me pranimin e paligjshmërisë”, tha Hamza, duke theksuar se situata nuk është më një mosmarrëveshje e zakonshme politike, por çështje që prek rendin kushtetues. “Kjo nuk është betejë për pushtet. Është betejë për kufijtë e pushtetit”, deklaroi ai, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. Hamza tha se PDK-ja nga tani do të veprojë për “ta rikthyer ligjshmërinë” në vend.
Burimi:
kohajone.com