PD vodhi votat e veta? Katër kandidatë ankohen në KQZ, Berisha: Prisni edhe pak…

PD vodhi votat e veta? Katër kandidatë ankohen në KQZ, Berisha: Prisni edhe pak…

Farsën që kërkon në derën e tjetrit, doktorit po i troket në shtëpinë e tij. Katër kandidatë humbës të PD, të cilët s’kanë çfarë humbasin më, pa pyetur Berishën, kanë kërkuar rinumërim të votave në Tiranë e Durrës. Bëhet fjalë për Aulon Kalanë, Lisandër Hoxhën, Ilir Alimehmetin e Mimoza Hajdarmatajn. Ata nuk kanë pretendime për votat e partisë, por akuzojnë se u janë vjedhur votat brenda llojit. Berisha pati dyshime edhe tek përgjigja e vet. “Kjo që thoni ju, 2-3-4-5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi, përkundrazi. Në qoftë se ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Këtu ne nuk kemi dy standard. E qartë përgjigja? Nuk e di sa janë, se ne...