Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PD vijon denoncimet për zgjedhjet, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliardë euro për qellime elektorale
Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish qeverinë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se këto aktivitete janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin. “Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë...