Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PD-së i ikën një tjetër mandat, zbret në 50. Ja kujt parti i kalon në qarkun Tiranë
👁10497
Pas mandatit që i iku në qarkun Vlorë, Partia Demokratike ka humbur një tjetër mandat. Fjala është për qarkun Tiranë, ku mandatin e ka marrë partia ”Mundësia”, dhe që shkon në 2 mandate deri më tani. Ndërkohë mbetet për t’u parë deri në fund të numërimit se kush do ta gëzojë këtë mandat, pasi është hera e dytë që ky mandat kalon nga njëra forcë politike te tjetra. Gara për këtë mandat deputeti është tejet e ngushtë në kryeqytet, dhe aktualisht Partia Demokratike zbret në 13 mandate./ Koha Jonë/