PD: Probleme me zarfet në Greqi! Persona të pa autorizuar tërheqin zarfet dhe mbushin fletën e votimit

PD: Probleme me zarfet në Greqi! Persona të pa autorizuar tërheqin zarfet dhe mbushin fletën e votimit

Partia Demokratike denoncoi sot parregullsi në procesin e shpërndarjes së zarfeve me fletën e votimit në Greqi. Drejtuesja politike për diasporën, Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike ka të dhëna se zarfet me fletën e votimit po tërhiqen në bllok nga persona të panjohur në pikat e kompanive që dhe ka nënkontraktuar në shtetin fqinj.  “Dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre”, tha Jozefina Topalli. Topalli ka denoncuar me emra...
Burimi: Vizionplus.tv