PD padit kryebashkiakun e Maliqit, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Gëzim Topçiu po hedh asfalt elektoral

PD padit kryebashkiakun e Maliqit, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Gëzim Topçiu po hedh asfalt elektoral

Partia Demokratike kallëzoi këtë të enjte në SPAK kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu për shpërdorim detyre. Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso, e akuzon Topçiun për punësime elektorale dhe thotë se pavarësisht kufizimeve ligjore, ka kryer procedura prokurimi dhe ka autorizuar asfaltime rrugësh. Nga ana e tij kryebashkiaku Topçiu ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se gjithçka është konform ligjit dhe se puna e bashkisë në shërbim të banorëve nuk mund të marrë ngjyrime politike Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv