“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…
Dhuna verbale dhe fizike ndaj protestuesve që mendojnë ndryshe, si dhe pjesëmarrja e ulët, janë dy problematikat që evidenton Martin Leka për protestat e PD-së. Për News Hour në ABC News, Leka tha se dhuna është një fenomen që shoqëron Partinë Demokratike, ndërsa numrat modestë kanë bërë që edhe vetë kreu i demokratëve, Sali Berisha, të bojkotojë tubimet. “Ajo çfarë u krijua sot një protestë, ishte një situatë absurde ku mund të kemi parasysh disa problematika. E para dhe më e trishtueshme është fakti që aty gjenerohet dhunë jo vetëm verbale por edhe fizike mbi protestues të ndryshëm që mendojnë ndryshe nga pjesa më e madhe e të tjerëve. Fakti që krijohet një dhunë e tillë, tregon se ajo parti e ka në themel dhunën...
Burimi:
javanews.al