PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!
Demokratët vendosën të bëjnë një përjashtim nga rregulli i bojkotit të komisioneve parlamentare, duke u kthyer për të marrë pjesë në diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë, i cili është përgjegjës për këto drafte. “Duhet të ndihmohen sektorët që prodhojnë dhe të ofrohen qoftë edhe përjashtime fiskale”, tha deputeti Eno Bozdo, përcjell A2 CNN. Në komisionet e tjera, porosia ishte të vijonte e njëjta strategji e javëve të fundit, ku një përfaqësues shprehte qëndrimin se nuk mund të kishte normalitet parlamentar dhe më pas largohej. Jo të gjithë respektuan këtë qasje. Në Komisionin e Ligjeve, demokrati Arjan Ndoja u përfshi në diskutimet për projektbuxhetin, duke i drejtuar pyetje konkrete ministrit të Financave. “Faktikisht, në gjendjen që po kalon vendi sot, për...
Burimi:
javanews.al