Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PD kryeson me një diferencë prej 3065 votave ndaj PS, në Qarkun Shkodër
👁7083
Në 293 kuti të numëruara në Qarkun Shkodër, PD-ASHM kryeson me një diferencë të thellë ndaj PS prej 3065 votave. Sipas burimeve zyrtare PD-ASHM ka arritur të grumbullojë 27170 vota, PS 24105 vota, PSD 12615 vota, Koalicioni Euroatlantik 1107 vota, Nisma-SHB 921 vota dhe Mundësia 813 vota. Deri në këto momente në këtë qark kanë ngelur për tu numëruar 112 kuti, 37 në KZAZ e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe 75 në KZAZ e Bashkisë Shkodër.