Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD-KQZ-së: Ku kanë humbur mbi 130 mijë fletë votimi?
KËRKESA E PD: I nderuar z. Komisioner, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS. Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, "Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025" (bashkëlidhur), në faqen nr. 138. të materialit specifikohet...