PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike lidhur me kërkesën për verifikimin e fletëve të votimit të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në përgjigjen e firmosur nga Komisioneri Ilirjan Celibashi, saktësohet se janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që u përkasin 233 qendrave të votimit, të cilat gabimisht janë raportuar si “0” në procesverbalet përkatëse. Sipas KQZ-së, numri total i fletëve të papërdorura është 1,935,328, bazuar në të dhënat zyrtare të raportuara nga çdo qendër votimi. KQZ thekson se këto pasaktësi burojnë nga gabime në plotësimin e procesverbaleve nga komisionet e Qendrave të Votimit...
Burimi: Kohajone.com