Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PD fiton bashkinë e Hasit, vijon numërimi në dy të tjerat! Ja si renditen forcat politike
👁6595
Në qarkun e Kukësit, procesi i numërimit ka përfunduar në 1 bashki, teksa vijon në dy të tjera. Hasi është bashkia që numërimi ka përfunduar, ku PD-ASHM renditet e para me 52.57%, ndërsa PS është forca e dytë politike me 33.07%. Në bashkinë e Kukësit, deri më tani PD-ASHM rezulton me 45.99%, dhe PS me 31.77%. Edhe në bashkinë e Tropojës, PD-ASHM renditet forca e parë politike. Demokratët kanë arritur të marrin 65.32%, ndërsa socialistët 28.36%. NDIQNI LIVE REZULTATIN